Në kuadër të Kampionatit Evropian të xhudos në Lisbonë të Portugalisë, sot zhvillohet dita e tretë e garave.
Në Kosovë, e gjithë vëmendja sot do të jetë te xhudistja shqiptare, Loriana Kuka, shkruan FrontOnline.
Kuka e cila lufton në kategorinë -78 kilogramë, sot kërkon medaljen e radhës për Kosovën.
Në rundin e dytë, Kuka do të përballet me ukrainasen Anastasiya Turchyn.
Ndryshe, Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë në këtë kompeticion./FrontOnline/