Loriana Kuka e ka nisur mbarë aventurën e saj në Kampionatin Evropian në xhudo.
Xhudistja pejane e ka mposhtur ukrainasen Antastasiya Turchyn për t’u kualifikuar në çerekinale, shkruan FrontOnline.
Kuka e cila garon në kategorinë deri 78 kilogramë, e fitoi këtë luftë me Ippon.
Në çerekfinale, ajo do të ketë punë me xhudisten nga Austria, Bernadette Graf.
Ndryshe, ky kompeticion po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë./FrontOnline/