Big Brother VIP ka dritën e gjelbër për të nisur dhe premierën do të ketë me 5 mars. Fillimisht ishte planifikuar që të fillonte me 1 tetor.
Interesimi për nisjen e edicionit të ri është po aq i madh sa për pjesëmarrësit ashtu edhe për opinionistin.
Historikisht, në ulësen e opinionistit është ulur Arjan Konomi, i cili momentalisht këtë detyrë po e ushtron në “Për’puthen”.
Ndërkaq, ishte Lori Hoxha ajo e cila hodhi pak dritë mbi atë që mund të presim sa i përket panelit të opinionistëve në reality-show.
“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi”, u shpreh ajo