Familjarët e Kristit kanë reaguar të revoltuar pasi Lorenci pranoi se ai dhe Keisi kanë pasur një romancë jashtë “Big Brother VIP”.
Robert Aliaj, i cili menaxhon Instagramin e të birit, ka shkruar se Keisi dhe banorët e tjerë duhet t’i kërkonin falje Kristit.
“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënies, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”, shkruhet në Instastory-n e Kristit.