Mbrëmë ( e premte) Zvicra shënoi fitore ndaj Serbisë me rezultat 3-2 për të kaluar tutje në mesin e 16-të më të mirave të Botërorit.
Përveç kualifikimit, loja kishte rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarë, kjo edhe për shkak dy protagonistëve të ndeshjes Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, që edhe një herë shkëlqyen ndaj rivalit serb.
Pas përfundimit të ndeshjes, reagimet ishin të shumta edhe nga estrada që në forma të ndryshme festuan fitoren e shqiptarëve të Zvicrës.
E lumtur për këtë ishte edhe reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi që karrierën e ka të fokusuar edhe në vendet gjermano-folëse.
Loredana ka bërë postime të shumta pas ndeshjes teksa edhe doli në rrugë për të festuar fitoren me bashkatdhetarët atje.
Në një postim, rap-artistja shihet e mbështjell me flamurin kuq e zi ndërsa nuk hezitoi të tregonte gishtin e mesit për kundërshtarin.
“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit.