Repereja e suksesshme shqiptare, Loredana po vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar të industrisë së muzikës vendore.
Madje reperja është edhe një prej personazheve shqiptare me më së shumti ndjekës në Instagram, ku numëron mbi tre milionë të tillë.
E gjithë kjo bën që Loredana të ketë edhe një jetë luksoze, e të cilën nuk heziton të tregoj në pothuajse secilin postim që bën.
Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Sonnenbrille” ka postuar disa imazhe teksa ndodhet në makinë dhe mban në duar një shumë të konsiderueshme me para.
Në Instagramin e Loredanës nuk mungojnë gjithashtu foto me veshje të kushtueshme dhe veturat nga më luksozet.
Ndërkohë, përveç karrierës reperja është edhe nënë e një vajze nga lidhja me reperin, Mozzik. /Telegrafi/