Aktorja mbajti një promovim të podcast-it të saj të ri ‘Connections me Eva Longoria’, në të cilin do të trajtojë temat e spiritualitetit, parasë, dashurisë romantike dhe prindërimit me të ftuar me ndikim.
Me atë rast, Eva Longoria (47) zgjodhi një fustan të zi, midi me dy të çara që i zbulojnë këmbët e saj të holla. Kjo pjesë elegante dhe efektive është firmosur nga dizajneri i njohur australian, me origjinë maqedonase Toni Maticevski.
“Plakja është e pashmangshme dhe ndodh. Kështu që nuk mendoj se duhet të luftojmë shumë kundër saj. Unë e lidh plakjen me mençurinë, përvojën dhe pjekurinë. Unë mbështetem në të. Unë kam një qasje të ndryshme ndaj idesë së plakjes”, ajo tha./FrontOnline/