Miliona londinezë do të përballen me masa më të rrepta kufizuese si pasojë e COVID-19 duke filluar nga dita e shtunë, shkruan BBC.
Essexi po ashtu pritet të kalojë në një shkallë më të lartë të kufizimeve nga fundjava.
Sipas Shkallës 2 të kufizimeve, familjeve u ndalohet përzierja në ambiente të mbyllura, si në pabe e restorante dhe po ashtu u kërkohet njerëzve që të mundohen të shmangin transportin publik.
Vendimi vjen pasi edhe Greater Manchester pritet të kalojë në shkallë më të lartë të kufizimit.
Duke folur në mbledhjen e Asamblesë në Londër, kryebashkiaku Sadiq Khan, ka thënë se nuk ka ndonjë mundësi tjetër.
“Asnjëri nuk dëshiron të shohë më tepër kufizime, por kjo shihet si e nevojshme për të mbrojtur londinezët”, ka thënë Khan.
Britania e Madhe është duke shënuar rekorde të rasteve të reja me Coronavirus.