Mbrëmë (e enjte) u bë hapja e “Sunny Hill Festival”, ku mijëra persona morën pjesë për të parë nga afër performancën e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Në publik kishte edhe persona mjaftë të njohur për publikun që kanë shkuar nga afër për të ndjekur performncat e artistëve.
Në mesin e tyre ishte edhe Lola Haradinaj, e cila nga atje ka sjellë imazhe mjaftë atraktive për fansat e saj.
E veshur me pantallona dhe një bluzë të verdhë, ajo e kishte kombinuar me një stil të veçantë të flokëve dhe një grim të lehtë.
Përmes fotografive ajo dukej se e ka shijuar festivalin derisa kishte shkruar: “Në diell, ndihem si një”.
View this post on Instagram