Mone ka pësuar lëndim në syrin e tij të djathtë dhe me ç’rast është dërguar në QKUK.
FC Prishtina ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ai ka kryer sot një kontroll të detajuar në spital, ndërkohë të premten do të vendoset nëse do t’i nënshtrohet operimit.
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, kanë vizituar menjëherë futbollistin, teksa kanë falënderuar stafin e QKUK-së.
“Pas lëndimit, Samuel Mone nën përkujdes të afërt mjekësor. Pas lëndimit që pësoi gjatë seancës stërvitore në Gjakovë, futbollisti i ri nga Gana, Samuel Mone, ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor. Udhëheqësit e klubit, kryetari Remzi Ejupi dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, sot vizituan futbollistin duke iu falënderuar stafit të QKUK-së, repartit të Oftamologjisë dhe posaqërisht doktor, Naser Salihu”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
“Bardhekaltrit” janë duke kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve ndaj SS Folgoren që luhet në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00.