Stresi me Edonin kanë folur për Artanin dhe situatën e djeshme.
Reperi ngriti dyshimet se Artani i ka bërë një “prank” Edonit, mirëpo ky i fundit nuk e pranoi një gjë të tillë. Sipas Edonit, edhe nëse Artani do të thotë të premten që ka qenë “prank”, do të ia vërtetojë që s’ka qenë.
“Nuk është prank, edhe nëse thuhet të premten që është ‘prank’ unë kam me insistu për me tregu që s’ka pasur arsye mjaftueshëm për me kanë e vërtetë, por tash u shndërru në prank”, u shpreh Edoni.
“Nëse thuhet të premten që është prank i bie për shkak që s’ka mjaftueshëm arsye me qenë e vërtetë po shndërrohet tash në prank për me mujtë me shpëtu prej situatës”, shtoi ai.
Ndërkaq Stresi e quajti këtë “prank me dy porta”, që, sipas tij, i bie që Artani ka bërë ‘prank’ për ta dëmtuar Edonin.
“Mund të jetë edhe ‘prank’ me dy porta.. Edhe me e qujtë ‘prank’, por edhe me të dëmtu ‘pranku’”, tha Stesi.
“Lojtar i rrezikshëm është, lojtarin e fortë e të rrezikshëm i sheh kah muaj i dytë jo te i pari”, u shpreh Stresi, ndërkaq, Edoni tha se nuk e sheh Artanin si lojtar të fortë, por si të rrezikshëm.