Ndeshja e djeshme mes Llapit dhe Prishtinës i takoi kryeqytetasve me rezultat 1:3, raporton FrontOnline.
Kjo ndeshje krijoi shumë debat, ku tifozët akuzuan dy klubet për “matematika”, derisa bie në sy edhe përbërja e Llapit me juniorë në këtë përballje.
Ndeshjen e cila u zhvillua në “Zahir Pajaziti” e komentoi edhe njohësi i futbollit, Ardian Llumnica, i cili e dha një deklaratë tejet interesante.
“Nuk kisha dashur ta analizoj këtë ndeshje për shumë arsye, e njëra prej tyre është se shpesh skuadrat po luajnë me skuadra të dyta, në këto raste edhe me juniorë”, ka thënë Llumnica në “Sports Show” në Klan Kosova.
“Ata i dinë arsyet, por jemi ngopur me arsyet e llojit, ‘interesi është këtu’ dhe në xhiron tjetër luajnë me skuadrën më të fortë”, tregoi ai.
“Prishtina luajti ndaj juniorëve të Llapit dhe nuk e kishte problem të fitonte. Ishte ndeshja më pa shije në këtë xhiro. Kjo xhiro prodhoi ndeshje ‘fair-play’, ku patëm befasi të ndryshme, këtë ndeshje e kemi ditur epilogun”, shtoi Ardian Llumnica./FrontOnline/