Në Llapnasellë janë arrestuar pronarët e një auto-servisi dje pasi dyshohet se e kishin thyer veturën e një personi pas një mosmarrëveshjeje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dy pronarët e auto-servisit kishin tentuar edhe ta sulmonin viktimën.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.