Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më dramatike. Skuadra e Ballkani ka shënuar fitore të madhe kundër Llapit me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligë.
Golin e vetëm në Suharekë e realizoi mesfushori, Blend Baftiu.
Në një moment të ndeshjes ka pasur edhe përplasje fizike, ku coi në ndëshkimin e tre lojtarëve me kartonë të kuq, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes kanë reaguar edhe tifozët e Llapit, “Legjendat”, të cilët mbrojtësin e Ballkanit, Egzon Sinanin, e kanë shpallur si të padëshiruar në Podujevë, në vendlindjen e tij.
Reagimi i plotë nga “Legjendat” :