Skuadra nga Podujeva edhe zyrtarisht mund të konsiderohet se është futur në një krizë të rezultateve, pasi që kanë hyrë në ndeshjen e pestë me radhë pa fitore. Në pesë ndeshjet e fundit Llapi ka tri humbje dhe vetëm dy barazime. Humbja e tretë e Llapit brenda pesë xhirove u regjistrua sot në Malishevë
Llapi i Tahir Batatinës ka vazhduar rezultatet e dobëta në Albi Superligës së Kosovës, ku sot ata u mposhtën në Malishevë me rezultat 2-1.
Golat e Valmir Berishës siguruan fitoren e vendasve derisa Llapi pavarësisht që ngushtoi epërsinë me anë të golit të Cernavernit, nuk arritën që të marrin së paku një pikë në këtë përballje. Kjo është humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit që ka arritur skuadra e Llapit, ku ka edhe dy barazime.
Fitorja e fundit e Llapit në Albi Superligën e Kosovës është ajo kundër Suharekës më 27 shtator në xhiron e shtatë të elitës së futbollit kosovar, ku skuadra e drejtuar nga Batatina fitoi me rezultat 3-0.
Që nga ajo kohë Llapi ka barazuar me Ballkanin dhe Feronikelin 74’ derisa ka humbur nga Dukagjini, Gjilani dhe sot nga Malisheva.
Llapi tani ka vetëm 16 pikë në renditjen tabelare dhe është në vendin e 6. Një humbje në derbin kundër Prishtinës këtë fundjavë do të bënte që skuadra që luajti edhe në Europë viteve të fundit të jetë në zonën ku mund të bie nga Superliga. /GazetaExpress/