Pas triumfit në finalen e Kupës së Kosovës dhe fitimit të trofeut historik, futbollistët e Llapit të prirë nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina dhe stafin e tij ndihmës, iu kanë rikthyer stërvitjeve për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, të dielën ndaj Arbërisë dhe të dielën e ardhshme ndaj Feronikelit.
“Futbollistët dhe shtabin teknik në emër të kryesisë së klubit i përshëndeti kryetari Beqir Batatina i cili falënderoj futbollistët për angazhimin dhe arritjen e suksesit në finale. Njëherit kryetari Batatina u premtoi mbështetje të madhe futbollistëve edhe në vijim dhe veçanërisht në ndeshjet ndërkombëtare.
Fjalën më pas e mori Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina i cili theksoi se puna e madhe dhe mundi i bërë nuk na shkoi huq dhe me plotë meritë arritëm triumfin dhe kurorëzimin me trofe.
Në emër të grupit, kapiteni i skuadrës, Mentor Zhdrella e falënderoi kryetarin Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë për mbështetjen e vazhdueshme nga fillimi i edicionit dhe edicioneve vijuese dhe se harmonia e madhe brenda ekipit dhe bashkëpunimi kryesi-shtab teknik-lojtarë arriti të na sjell në Podujevë trofeun historik”, shkruan faqja zyrtare e Llapit.
Të kujtojmë se Llapi ende nuk e ka të sigurt mbetjen në elitën e futbollit andaj i duhet edhe një fitore në dy ndeshjet e mbetura për ta arritur këtë.