×
  • Sport
  • Sport

    Llapi siguron finalen e Kupës me fitoren e dytë ndaj Drenicës

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales.

    Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka triumfuar me rezultat 2:0 në stadiumin “Bajram Aliu” të Skënderajt, duke e mbyllur dy-ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 4:0.

    Heroi i takimit ka qenë Arianit Hasani, i cili ka realizuar të dy golat për Llapin, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin bindës të ekipit nga Podujeva.

    Pas pjesës së parë pa gola, Llapi ka treguar më shumë qartësi në lojë gjatë pjesës së dytë, duke shfrytëzuar rastet dhe duke mbajtur kontrollin e plotë të situatës.

    Me këtë sukses, skuadra e Batatinës ka konfirmuar ambiciet për trofe dhe për një rikthim në skenën evropiane, pasi fituesi i Kupës siguron pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

    Llapi do ta mësojë sonte kundërshtarin e finales, pas përballjes mes Prishtinës dhe Dritës në kryeqytet. Prishtina e nis takimin me epërsi 1:0 nga ndeshja e parë./RTK

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Sport24 Maj 2025
    Napoli është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2024 – 2025. Napolitanët e fituan trofeun më të rëndësishëm të futbollit italianm pas...
    Sport23 Maj 2025
    Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi u shpall fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025.  Kryeqytetasit...
    Sport23 Maj 2025
    Epoka e Igli Tares është gati të fillojë në Milan, pasi ish-drejtori sportiv i Lazios ka nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë....
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për disa intervenime të rëndësishme të kryera gjatë ditës së sotme, me qëllim të garantimit...
    Lajme24 Maj 2025
    Për nder të Ditës së Presidentit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për Hashim Thaçin, të cilin thotë se së shpjti...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me...
    Lajme24 Maj 2025
    Policia në Ferizaj në 24 orët e fundit ka konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Gjatë...
    Lajme24 Maj 2025
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit  Hashim Thaçi, duke thënë se...
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.