Kryendeshja e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar Llapit.
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina ia ka shkaktuar një humbje të papritur Gjilanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, i takoi Llapit me rezultat të pastër, 0:2.
Dygolëshi i Edon Sadriut (’22, ’52) ia dhuroi tre pikët skuadrës nga Podujeva.
Nga ana tjetër, Prishtina poashtu shënoi fitore të rëndësishme përballë Arbërisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit mposhtën skuadrën nga Lipjani me rezultat të pastër, 2:0.
Leonit Abazi (‘5) dhe Besnik Krasniqi (’15) i shënuan golat e fitores për Prishtinën sot./FrontOnline/