Janë mbyllur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina ishte nikoqir i Llapit në kryeqytet, kurse Istogu luajti përballë Dukagjinit në shtëpi, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi Llapit me rezultat 2:3.
Ahmed Januzi me dy gola (‘6,’57) dhe Kushtrim Shabani (’63) ia dhuruan fitoren e madhe Llapit.
Kure, golat për vendasit i shënuan Albin Prapashtica në minutën e 65-të dhe Mërgim Pefqeli (’90).
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e ka mposhtur me shumë vështirësi Istogun me rezultat 1:2.
Altin Merlaku (’28) dhe Elton Basriu (’77) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Armend Dallkut.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Ragip Mazrekaj në minutën e 75-të, derisa “Troftat” e humbën edhe një penallti përmes Qendrim Jahajt në minutën e 70-të.
Ndryshe, finalistët do të caktohen në ndeshjet e kthimit – në “Zahir Pajaziti” dhe në “18 Qershori”./FrontOnline/