Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Prishtinës në derbin rajonal, shkruan FrontOnline.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, fituan llapjanët me rezultat të ngushtë, 2:3.
Duke qenë se Llapi e ka objektiv kryesor kupën nga e cila synon të dalë në Evropë, kërkon me çdo kusht që sot ta ruajë rezultatin dhe të kualifikohet tutje.
Nga ana tjetër, Prishtina synon ta “përmbysë” skuadrën e Tahir Batatinës, të kualifikohet në finale dhe ta mbrojë titullin e Kupës së Kosovës, të cilin e fitoi edhe edicionin e kaluar.
Kompania e basteve, “1XBET” tashmë ka publikuar kuotat e kësaj super-ndeshjeje.
Fitorja e Llapit është parashikuar me 1.54, fitorja e Prishtinës me 5.75, kurse barazimi me 3.88.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Ndryshe, ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Dukagjinit dhe Istogut nuk do të luhet, pasi Dukagjini është kualifikuar direkt pas një gabimi teknik të istogasve në ndeshjen e parë./FrontOnline/