Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës.
Ndeshja që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është baras 1:1 pas 45 minutash, raporton FrontOnline.
Fillimisht, shënuan kryeqytetasit përmes Enis Gavazajt nga pika e bardhë në minutën e gjashtë.
Kurse, për Llapin shënoi Ahmed Januzi në minutën e 16-të.
Ndryshe, kjo sfidë ështv ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës./FrontOnline/