×
  • Sport
  • Sport

    Llapi nuk ka mungesa për ndeshjen jetike ndaj Prishtinës, konfirmohen edhe premiot për futbollistët

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kryeqytetasit janë nikoqirë të Llapit të Tahir Batatinës, raporton FrontOnline, raporton FrontOnline.

    Në këtë ndeshje, Llapi do të hyjë me të gjitha forcat dhe e motivuar më shumë se kurrë.

    Kjo për faktin se kjo ndeshje është jetike për djelmoshat nga Podujeva, të cilët e duan kualifikimin në garat evropiane përmes triumfit në Kupën e Kosovës.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një prononcim për FrontOnline ka thënë se ndeshja në fjalë do të jetë e vështirë, por që objektiv i tyre i vetëm është triumfi.

    Tahir Batatina paralajmëron Trepçën '89 para sfidës në 'Riza Lushta' -  inFokus

    “E dimë se është jetike kjo ndeshje për Llapin. Do të jetë e vështirë ndaj Prishtinës, por siç e dini ne e kemi objektiv kupën. Jemi përgatitur maksimalisht dhe duam rezultat pozitiv ndaj Prishtinës për të kaluar në finale”, ka thënë Tahir Batatina, duke vazhduar:

    “Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Prishtina është në formë të lartë. Në ndeshjen e fundit kemi pushuar disa futbollistë për të qenë sa më të gatshëm. Sa i përket kundërshtarit, do të mundohemi ta shfrytëzojmë lodhjen e tyre në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit, por do të jetë e vështirë”.

    Sa i përket disponueshmërisë së skuadrës, Batatina thotë se nuk ka asnjë mungesë, derisa për kapitenin Mentor Zhdrella tregon se nuk është në 100 përqindshin e tij pas lëndimit që ka pasur së fundmi.

    “Jemi të kompletuar si skuadër, nuk kemi ndonjë mungesë, teksa Mentor Zhdrella tash për tash nuk është në 100 përqindshin e tij”, e zbulon trajneri llapjan.

    Llapi që njihet si klub që jep premio për futbollistët në ndeshjet e rëndësishme, edhe kësaj radhe pritet ta bëjë një gjë të tillë.

    “Për çdo ndeshje të rëndësishme ka premio, nesër do të vendosë kryesia pas një takimi. Edhe ndaj Ballkanit dhe Trepçës ’89 ka pasur premio. Do ta shohim nesër se sa do të jetë shuma”, përfundoi të martën për FrontOnline Tahir Batatina.

    Ndryshe, Prishtina dhe Llapi janë takuar tri herë mes vete në kuadër të Kupës së Kosovës.

    Në një takim, Llapi kishte dalur fitimtar, kurse në dy të tjerat, Prishtina u tregua më e mirë duke fituar.

    Ndeshja e nesërme mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet nga ora 15:00.

    Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Shpëtim Murtezi, i dnihmuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Selim Isufi./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhuruar atij mbështetje. Abdixhiku...
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave. Dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.