×
  • Sport
  • Sport

    Llapi nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke, stadiumi “Zahir Pajaziti” do të bëhet me bar natyral

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Klubi i Futbollit Llapi ka nënshkruarë marrëveshje me kompaninë e njohur turke Iren limited sirket” për ta bërë fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” me bar natyral.

    Kompania e madhe turke është e licencuar nga UEFA dhe FIFA e cila gjithashtu merret me ndërtimin e fushave dhe mirëmban të gjitha fushat e futbollit në Superligën e Turqisë.

    Llapjanët kanë bërë të ditur se fusha në Podujevë do të bëhet me bar natyral, ngase që nga rinovimi i saj ndeshjet janë zhvilluar me bar sintetik.

    Njoftimi i plotë i Llapit:

    Stadiumi “Zahir Pajaziti” bëhet me bari natyral

    KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me  pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.

    Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë.

    Falenderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë.

    Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke.

    Kryesia ka vendosur që stadiumi “Zahir Pajziti” të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli.

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.