Klubi i Futbollit Llapi ka nënshkruarë marrëveshje me kompaninë e njohur turke Iren limited sirket” për ta bërë fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” me bar natyral.
Kompania e madhe turke është e licencuar nga UEFA dhe FIFA e cila gjithashtu merret me ndërtimin e fushave dhe mirëmban të gjitha fushat e futbollit në Superligën e Turqisë.
Llapjanët kanë bërë të ditur se fusha në Podujevë do të bëhet me bar natyral, ngase që nga rinovimi i saj ndeshjet janë zhvilluar me bar sintetik.
Njoftimi i plotë i Llapit:
Stadiumi “Zahir Pajaziti” bëhet me bari natyral
KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.
Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë.
Falenderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë.
Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke.
Kryesia ka vendosur që stadiumi “Zahir Pajziti” të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli.