Të hënën skuadra e Llapit fillon përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.
Pas një pushimi pothuajse dyjavor nga mbyllja e kampionatit, të hënën më 7 qershor skuadra e Tahir Batatinës grumbullohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan FrontOnline.
Llapi do të stërvisë në Podujevë deri më 15 qershor, para se të ndërrojë ambient dhe sipas gjitha gjasave, Ohri do të jetë destinacioni i grumbullimit dhjetë ditor deri më 25 qershor.
Më 15 qershor skuadra e Llapit e mëson kundërshtarin e rundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës./FrontOnline/
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10159199307842243/