Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë mikpritës i ndeshjes finale të këtij kompeticioni, shkruan FrontOnline.
Në kryeqytet, kundër njëra-tjetrës do të vihen Dukagjini i Klinës dhe Llapi.
Të dyja skuadrat e kërkojnë me ngulm këtë titull, pasi përfitimet janë të shumta.
Me një triumf në këtë garë, Dukagjini apo Llapi do të siguronin pjesëmarrjen në garat evropiane sivjet.
Tri kompani ndërkombëtare të basteve, “Marathon”, “Bet-At-Hote” dhe “Boyle Sports” kanë publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.
Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, Llapi është favorizuar për këtë përballje finale.
Ndryshe, ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:45./FrontOnline/