Llapi do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë këtë fundjavë.
Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, skuadra nga Podujeva është mysafire e Feroniktlit, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të dielën.
Por, në këtë ndeshje, Llapi do ta ketë një mungesë mjaft të rëndësishme.
FrontOnline mëson se trajneri Tahir Batatina ka vendosur ta pushojë mesfushorin më të mirë të skuadrës, Arbnor Ramadani.
Ramadani do të pushojë në këtë ndeshje për të qenë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme.
Javën e ardhshme nis faza e katërt e Superligës, ku Llapi do ta ketë përballë kampionen në fuqi, Dritën.
Ndryshe, pas 26 javësh, Llapi ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 33 pikë të tubuara./FrontOnline/