×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush me del përpara e marr pas vetes

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku pamjet e publikuara nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shihen disa persona, në mesin e të cilëve vetë Rahimaj, pastaj Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, që shihet teksa shtyn bashkë me Rahimajn një person tjetër.

    Ramihaj, në postimin e tij në Facebook, tha se Asociacioni i Komunave ka degraduar në tërësi.

    E pas kësaj ka thirrur konferencë për media kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se janë të pritshme tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e Vetëvendosjes me tendenca të siç tha, heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe në krejt Kosovën.

    “Kjo sot ka qenë më shumë për ta vendosur në lajthitje krejt kuvendin dhe për ta mbuluar një gjë që e ka bërë tashmë Vetëvendosja – shpifjen, mashtrimin, rrenën, mospunën, korrupsionin dhe të gjitha ato që i shihni përditë në Kosovë”.

    Ne pyetjen se a është e vërtetë që e ka shtyrë fizikisht kryetarin e Kamenicës, Lladrovci u shpreh: “Unë shpesh herë them që jam bulldozher dhe kush me del përpara e marr pas vetes, por nuk është e vërtetë që e kam shtyrë. Unë kam kërkuar nga ta sepse sikur ata kanë të drejtë të dalin të pengojnë zhvillimet e punimeve të kuvendit, edhe ne që jemi shumica kemi të drejtë t’i themi largohuni dhe na lëshoni ne ta mbajmë kuvendin, sepse ne i kemi lënë punët tona sot nëpër komuna për të shkuar për ta mbajtur kuvendin”.

    “Unë kam dëgjuar në media që ne kemi pasur edhe konfrontim fizik, por unë jam mirë, nuk e di që e kam goditur ose shtyrë dikë, nuk kam nevojë, ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë”.

    “Ata janë mësuar që rrenat e veta t’i besojnë dhe pastaj të mendojnë që po i besojnë edhe qytetarët e të tjerët. Nuk guxon kurrë askush me m’dërgu fjalë fyese ose kërcënuese askush, dhe asnjë kryetar i komunave të Kosovës. Nuk po them që s’mundet, po nuk guxon, unë kam integritet, unë nivelin e lartë nuk i fali me m’ofendu dikush sepse nuk ia kam bo kërkujt punën me m’sha ose me m’ofendu, Zoti mos e bëftë.”, deklaroi Lladrovci.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.