×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci thotë se mund të shkojmë në zgjedhje të reja: Do të mundohen të manipulojnë me zgjedhjen e Presidentit

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj shpalljes së rrezikut nga presioni i Serbisë, duke theksuar se Kosova ka fituar luftën ndaj Serbisë dhe gjithashtu ka fituar gjyqin në GjND për ligjshmërinë e Pavarësisë, raporton GazetaBlic.Ai për GazetaBlic e cilëson si të paarsyeshme këtë frikë dhe e konsideron të padrejtë presionin ndaj deputetëve të pakicës jo serbe, të cilët po etikohen me formulën e rrezikshme “kush nuk e voton Kurtin është me Serbinë.”

    “Si pjesëmarrës dhe kontribuues i politikës lokale e qendrore, kam dhënë opinionin tim lidhur me prirjet e disa aktorëve politikë. Opinioni im, deri tash nuk është demantuar, përkundrazi. Jam i befasuar me shpalljen e djeshme të rrezikut nga presioni i Serbisë”.“Ne e kemi fituar luftën ndaj tyre, ashtu siç e fituam gjyqin në GjND për ligjshmërinë e Pavarësisë, andaj e shoh si frikë të paarsyeshme në këtë kohë nga ai drejtim. Mendoj se është e padrejtë dhe e pandershme t’i bëhet presion deputetëve të pakicës jo serbe të cilët që me automatizëm po vihen nën ndikimin Serbisë me formulën e rrezikshme kush nuk e voton Kurtin është me Serbinë (kujto këtu propagandën e VAG – Vetëvendosje, Alternativë e Guxo në Maqedoninë e Veriut, etj.)”, tha Lladrovci.

    Lladrovci gjithashtu ka theksuar se, për shkak të sfidave që po kalon Kosova, VAG dhe Nisma nuk kanë mjaftueshëm vota për të krijuar një unitet të qëndrueshëm, duke shtuar se mund të kemi zgjedhje të reja.Ai ka shprehur shqetësim edhe për mundësinë e keqpërdorimit të emrave të familjeve për të komprometuar opozitën në zgjedhjen e Presidentit.

    “Me sfidat që ka Kosova, VAG dhe Nisma, nuk kanë mjaft vota për të krijuar unitet të mëtejmë dhe shpejt mund të kemi zgjedhje të reja. Në rastin e Presidentit ky Koalicion ka gjasa të keqpërdorë ndonjë emër të një familjeje për president me qëllim të komprometimit të opozitës e cila pritet ta kundërshtojë propozimin e këtij koalicioni. Koalicioni fundja flet për vetë kreatorët e saj, pushtet me çdo kusht”, përfundoi Lladrovci për GazetaBlic.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.