Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në Spanjë në cilësinë e tifozit të kombëtares së Kosovës në futboll.
Kosova ndeshet me Spanjën në mërkurën në xhiron e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Arritëm në Spanjë. Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…”, shkruan Lladrovci në Facebook.
“Krenar me futbollistët, xhudistët dhe sportistët tanë që gjithandej botës na bëjnë krenar. Presim të dalim faqebardhë. Përpara djem ju priftë e mbara!”