Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas paraqitjes së Kadri Veselit në Hagë para gjyqit të Dhomave të Specializuara.Vdekjen e kam pritë, por jo këtë ditë, thotë Lladrovci.Lladrovci thotë se ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare dhe të suksesshme që nga Skëndërbeu, ndërmarrja e ndritur UÇK.
Në themel të ushtrisë ishte përkushtimi shekullor atdhetar, thotë Lladrovci.Veselit i thotë se është personalitet i fitoreve dhe se vetëm fitorja është opsion, ai pret që Veseli do kthehet faqebardhë nga kjo sfidë.Ky është postimi i tyre i plotë:
Miku im Kadri,Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor.Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK.Ushtria më e suksesshme e shekullit të 20-të, e tillë do të mbetet përgjithmonë. Sepse, në themel të kësaj ushtrie ishte përkushtimi shekullor atdhetar, gjaku i bijve e bijave më të shquara të kombit. Andaj, gënjeshtrat e gjithë botës, kurrë nuk mund ta shuajnë të vërtetën, të drejtën tonë për liri dhe çlirim.Shoku im Kadri,Ti je personalitet i fitoreve, këtë e dinë të gjithë ata që të njohin. Sepse vetëm fitorja për ty është opsion. Prandaj, edhe nga kjo sfidë, bashkë me të tjerët, do të jesh fitimtar e faqebardhë. Të mirëpresim sa më parë, si çdo herë, faqebardhë!