×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci për Kurtin: Formula “kush nuk është me ne, është kundër nesh”, është e rrezikshme

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për Front Online ka folur pas thirrjes së Këshillit të Sigurisë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lidhur me akuzat ndaj Serbisë për ndërhyrje flagrante në sovranitetin shtetëror të Kosovës.

    Lladrovci ka theksuar se akuzat për presion ndaj komuniteteve jo shumicë dhe jo serbe janë të padrejta.

    Ai ka shtuar se, nëse ka fakte për ndërhyrje nga Serbia, është detyrë e organeve përkatëse.

    “Nëpërmjet Këshillit të Sigurisë së Kosovës të gjendet fajtori për pengimin e krijimit të institucioneve të reja, është e paqëndrueshme. E konsideroj si presion ndaj pakicave jo serbe, të cilat u vunë indirekt nën fokusin e dyshimeve sikur janë të ndikuara nga Serbia. Nëse paska fakte për këtë, janë organet përkatëse që me detyrë zyrtare i ndjekin këto fenomene negative”, deklaroi Lladrovci.

    Lladrovci gjithashtu ka kritikuar formulën e përdorur nga partia në pushtet, duke theksuar se krijimi i ndarjeve brenda shoqërisë kosovare dhe presioni mbi deputetët e komunitetit joserb është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

    “E konsideroj të padrejtë dhe të pandershme këtë lloj presioni nga partia e cila synon ta bëj paketimin e dhjetë deputetëve të komunitetit joserb dhe e shoh si presion ndaj deputetëve të cilët kanë kërkesa për komunitetin e vet, kërkesa mbi të cilat edhe kanë marrë vota. Formula kush nuk është me ne është kundër nesh, është tejet e rrezikshme dhe thellon ndarjen e brendshme të shoqërisë tonë me traditë jo aq të gjatë demokratike”, shprehet Lladrovci për Front Online.

    Deklarata e Kurtit se Serbia po ndikon tek deputetët e Kosovës, cilësohet e rrezikshme

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Time Kadriaj, nga radhët e AAK-së ka folur për media pas ndërprerjes së dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kadrijaj...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit, sipas tij,...
    Lajme17 Prill 2025
    Është ndërprerë sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi Dehari tha se  disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Hykmete Bajrami, e cila do të jetë edhe shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, para se të hyjë në seancën konstituive ka...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këmbënguli se kryeministri dhe ministrat nuk mund të betohen si deputetë as sot, pa...
    Lajme17 Prill 2025
    Nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre dy ditë më parë për shkak...
    Lajme17 Prill 2025
    (Radio Evropa e Lirë ) Lufti Haziri nga LDK-ja tha se partia nuk ndryshon qëndrimin sa i përket votimit të raportit për verifikimin...
    Lajme17 Prill 2025
    (Radio Evropa e Lirë) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar që deputetët të bëjnë betimin. Por,...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së,  Enver Hoxhaj, tha se qëndrimin e tyre do ta marrin para se të hyjnë në seancë. “Ka edhe gjysmë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.