Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Kryetari Lladrovci është shprehur se përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës.
Shkrimi i plotë i tij në facebook:
Në vijim të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e pavdekshëm së bashku me Kryetarin Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e komunës së Drenasit dhe Skenderajt.
Gjithmonë përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës.
Lavdi e përjetshme për Komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!