×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Më lëvizë thartina, kur mendoj kush i fitoi zgjedhjet nacionale më 2020-2021

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në një reagim të tij, referuar kryeministrit, Albin Kurti thotë se kur e mendon kush i fitoi zgjedhjet nacionale më 2020 e 2021, i lëvizë thartina, ndaj siç shkruan kundërshtari politik që keqqeveris meriton demolim.

    Postimi i tij i plotë:

    ”Kundërshtari politik kur keqqeveris meriton demolim!

    Politika krijon rrethana që të detyrojnë të mendosh për humbjen, me pyetjen çka ofroi dhe çka pat vepra më të mira kundërshtari im politik që fitoi! Kjo hamendje imja më sjell te pyetjet fundamentale, prej kah na dolën këta trimosh, ku ishin këta patriot me bateri që nuk i njohëm deri sot dhe fituan. Çfarë çejzi apo kredie patën te qytetarët dhe Republika e Kosovës që fituan?

    Kisha fatin të rritem në familjen e cila nuk e njihte kthimin prapa, nuk e njihte dorëzimin. Këtë energji, e kisha nga rinia e hershme ku nuk lejohej të mendohej për disfatë. Mund të mendonim për vdekjen, por jo disfatën para armikut. Më këtë frymë, fillova aktivitetet klandestine. Kur veproja në vitet ’80 e më vonë, kishte ditë që mendoja se nuk më rrok plumbi.

    Tradita ta imponon bartjen e disa amaneteve të pathëna, e jetonim historinë brenda familjes. Mora frymë e fuqi nga këto rrethana. Isha kreator e dëshmitar i disa akteve që i regjistron historia, por, ato në politikë, kur janë në nivel nacional, dalin në peshore të madhe që disa nuk ia dinë vlerën. Nuk e kam fjalën për pushtetin lokal se para qytetarëve tuaj je në peshore çdo ditë.

    Kur e mendoj se kush i fitoi zgjedhjet nacionale më 2020 e 2021, hiç dhjetë deputetë e pozitës të cilët i njoh dhe kam konsideratë, më lëvizë thartina. Bartësit e përgjegjësive të papërgjegjshëm në ekzekutiv dhe agjenci të pavarura, falë propagandës nga Klani i Tiranës dhe trushpëlarët vendorë, ndihma teorike nga internacionalja socialiste dhe stalinistët global, duke shfaqur epërsinë me fjalë të thata në atdhetarizëm, organizim dhe folklor politik, më bën të mendoj se kundërshtari politik meriton demolim.

    Ky demolim i pozitës ka filluar me Drenasin. Pres veprime të forta anekënd Kosovës që jeta e kësaj Qeverie të shkurtohet, më 9 shkurt. Pozita meriton demolim të plotë. Pres kthimin të pozitës në origjinë, pa deputetët trushpëlarë të inercionit, deputetë me integritet, kushte të cilat nuk i plotëson shumica absolute e përbërjes aktuale.

    Është tepër e rëndë të dëgjojmë ligjërata për patriotizmin nga ikanakët e luftës, nga frikacakët e ballafaqimit me okupatorin serb, nga thmijaqat politik sezonal, nga bijtë e atyre që i mundëm tetë me hiç, emërohen ta udhëheqin shtetin ata që ishin kundër shtetit, më shtyjnë të mendoj se duhet të punojmë fort me qytetarët e komunës së Drenasit që kundërshtarët aktualë të PDK-së duhet demoluar.

    Ky demolim i pozitës aktuale duhet bërë për Kosovën, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Republikës së Kosovës të cilën për pesë vjet kjo pozitë ishte shembull i keqqeverisjes, uljes së imazhit të shtetit dhe shkeljeve të pareshtura të Kushtetutës”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...
    Të tjera
    Lifestyle02 Janar 2025
    Ata që dëshirojnë të humbasin kilogramët e tepërt që janë shtuar gjatë sezonit të festave, nuk duhet të anashkalojnë mëngjesin, sugjerojnë shkencëtarët...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të...
    Lajme02 Janar 2025
    Famullia “Shën Katarina v.m” në Pejë ka bërë njoftim për vdekjen e ambasadorit kosovar dhe ish-zv. Minsitrit të Jashtëm, Anton Berisha. Berisha...
    Sport02 Janar 2025
    Sigal Prishtina po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip në pjesën e dytë të sezonit. Bardhekaltrit e kanë nisur vitin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.