×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Llausha është vend i daljes publike i më të çmuarës që dha kombi pas Skënderbeut, UÇK-në

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, me qytetarë të shumtë dhe udhëheqës qëndror e lokal, mori pjesë në përurimin e Memorialit në Llaushë.

    “Llausha në gjeografinë historike mbeti simbol i krenarisë së kombit, daljes publike i më të çmuarës që dha kombi si forcë ushtarake pas Skënderbeut, UÇK-në”, ka shkruar Lladrovci.

    Postimi i plotë: 

    Beteja e Rezallës së Re, ishte ballafaqimi i parë frontal i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat policore serbe, më 25.11.1997.

    Para kësaj beteje, forcat serbe kishin hasur në rezistencën e njërit prej komandantëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës, Sandokanit.

    Beteja e Rezallës së Re i hapi rrugën mbështetjes dhe masivizimit të UÇK-së. Forcat serbe nuk mund të imagjinonin se thehen keq, në një ballafaqim me UÇK-në dhe kërkonin hakmarrje duke ushtruar terror ndaj civilëve, me ç’rast vritet mësuesi Halit Geci.

    Mësuesi Halit Geci, u vra në Llaushë dhe u varros më 28.11.1997. Varrimi ishte masiv ku merrnin pjesë qytetarët e Drenicës dhe krejt Kosovës. Këtu, për herë të parë është dëgjuat thirrja nga zemra e tërë popullit UÇK, UÇK, UÇK!

    Dhimbja e madhe për mësuesin, u kthye në energji çlirimtare, aty, për herë të parë, populli i pa dalëzotësit e vet, pas betejës së 25 e 26 Nëntorit në Rezallë të Re.

    Ata ishin vetëm tre ushtarë të uniformuar, Muja, Dauti dhe Rexha i cili foli në emër të UÇK-së, duke dhënë zotimin për çlirimin e vendit. Tashmë ishte dhënë kushtrimi se kishte filluar fundi i okupimit serb.

    Memoriali që sot u zbulua, kushtuar daljes së parë publike të UÇK-së, është kujtesë me vlerë për kombin tonë, këtu në vatrën e rezistencës dhe trimërisë, në Drenicën e cila me gjenerata dha gjithçka për liri, për tu kurorëzuar me heroizmin epik të Jasharajve dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit.

    Llausha në gjeografinë historike mbeti simbol i krenarisë së kombit, daljes publike i më të çmuarës që dha kombi si forcë ushtarake pas Skënderbeut, UÇK-në.

    Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!

    Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar. Shala thotë për “Front...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e zhdukur,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë për FrontOnline se në rritjen e eksporteve me Shqipërinë ka ndikuar Rruga e Kombit...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një qendër me presion të ulët atmoferik, me origjinë nga Atlantiku, ka përfshirë tashmë Evropën Perëndimore dhe atë Qëndrore, ndërsa momentalisht gjindet...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ishte data 28 nëntor 1997 ku në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.