Përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB për bastisjen e shtëpive të Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka thënë se kjo qasje e EULEX-it është e pakuptueshme dhe jopronocionale kundrejt personalitetit të Krasniqit dhe familjes së tij.
Ky është reagimi i plotë:
Sot njësitet e EULEX-it, me orë të tëra kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Prishtinë dhe Negroc.
Për fat të keq, kjo qasje dhe mënyrë e bastisjes dhe aplikimit të metodës së aksionit të EULEX-it është e pakuptueshme dhe joproporcionale kundrejt personalitetit të z. Krasniqi dhe familjes së tij. Shqetësimet e tilla të panevojshme, nuk mund të jenë vlera të Gjykatës Speciale, të shtetit që po ndërtojmë dhe as të shtetit që synojmë.
Besoj fort në pafajësinë e z. Krasniqi dhe të gjithë të akuzuarve të mundshëm të tjerë, sepse, lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare!