×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: 2023 vjen sahora, rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së është i mundur

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se opozita i bën mirë PDK-së për të fuqizuar organizimin në nivel të degëve, strukturën organizative dhe kristalizimin e ideve politike për të ardhmen e vendit.

    Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së, është i mundur dhe për këtë kanë energji, ide edhe mundësi, sepse asgjë me peshë në Kosovë, nuk ndodh pa PDK-në.
    Postimi i plotë i tij:

    Ashtu siç kam deklaruar disa herë, e ripërsëris, opozita i bën mirë PDK-së për të fuqizuar organizimin në nivel të degëve, strukturën organizative dhe kristalizimin e ideve politike për të ardhmen e vendit, për Dekadën që kemi hyrë.

    Opozitarizmi nuk nënkupton bllokimin e ligjeve apo pengimin e projekteve të mira qeveritare, pra, opozitë jo kundër ligjeve të mira dhe interesit të qytetarëve.

    Rikthimi i fuqishëm si parti e parë e PDK-së, është i mundur dhe për këtë ne kemi edhe energji, edhe ide edhe mundësi, sepse, asgjë me peshë në Kosovë, nuk ndodh pa PDK-në.

    Nga opozita mund të rikthehemi fuqishëm, sepse, qytetarët e dinë se ne e duam shtetin tonë më shumë se të gjitha partitë tjera, punojmë dhe sakrifikojmë pakrahasueshëm më shumë se të tjerët.

    Viti 2023 vjen saora, dhe reflektimi ynë përball interesave të qytetarëve duhet të jetë i qartë, i thjeshtë dhe bindës, me fokus sundimin e ligjit dhe brenda vlerave euro-atlantike!

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa thotë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dje është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me një çështje penale e cila është në hetim nga...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Transportit, Liburn Aliun, për punën e keqe...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës...
    Vip12 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi për një moment ka filluar të qajë. E nga afër i qëndruan banorët duke...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar gjuhën akuzuese e denigruese të partisë në pushtetet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke cilësuar...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Lutfi Haziri e ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit. Haziri në emisionin Rubikon me...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.