Liverpooli raportohet se po kryeson garën për të nënshkruar me një sulmues i cili mund të jetë zëvendësues i Darwin Nunez.
‘Të Kuqtë’ kanë pasur një fillim fantastik të sezonit 2024/2025 nën urdhrat e trajnerit Arne Slot pasi ata momentalisht janë lider të Ligës Premier dhe në Ligën e Kampionëve.
Gjatë këtij takimi, Nunez u kritikua ashpër pasi humbi disa raste të mira shënimi dhe si rezultat, tani është zbuluar se Liverpooli mund ta transferojë një tjetër sulmues.
Sulmuesi francez është lidhur me një sërë klubesh rreth kontinentit pasi shënoi nëntë gola në 13 ndeshje në Serie A.
Është sugjeruar se Interi mund të jetë i gatshëm që ta lejojë largimin e Thuram vetëm nëse klauzola e tij prej 70 milionë eurosh aktivizohet./Telegrafi/