Mbrojtësi francez, Ibrahim Konate do të luajë për Liverpoolin nga edicioni i ardhshëm.
Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano raporton se Liverpooli e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e RB Leipzigut, shkruan FrontOnline.
Konate do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin deri në verën e vitit 2026.
Konate është vetëm 21-vjeçar dhe iu bashkua Leipzigut nga Sochauxit në vitin 2017.
Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Francës./FrontOnline/