Skuadra e Liverpoolit ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë.
Pas Wolvesit e Arsenalit, kampioni në fuqi anglez ka mposhtur edhe Aston Villan.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Anfield Road” ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Mohamed Salah e Trent Alexander-Arnold shënuan golat e fitores për vendasit në minutat 57 dhe 90+1, teksa golin për mysafirët e shënoi Ollie Watkins në fundin e pjesës së parë.
Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje u aktivizua Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 89-të.
Liverpooli tani ka 52 pikë dhe renditet i katërti, kurse Aston Villa me 44 pikë renditet e dhjeta.