Liverpooli ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0, duke i vënë mbretërit në një pozitë të vështirë në Ligën e Kampionëve.
Reds ishin shumë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke iu ofruar golit në disa raste.
Në anën tjetër, Real Madridit tentoi me Kylian Mbappen dhe Arda Gulerin, por as mbretërit nuk shënuan.
Level at the break 👊 #UCL pic.twitter.com/2xbFxsdahC
— Liverpool FC (@LFC) November 27, 2024
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të zjarrtë, me Reds që gjetën golin e epërsisë, kur Conor Bredley asistoi te Alexis Mac Allister që shënoi për 1-0.
Gol që çmendi Anfieldin pas një dominimi nga Liverpooli. Pas shtatë minutash, Real Madridi ka mundur të barazojë rezultatin ku fitoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Kylian Mbappe, por gjuajtjen e tij e priti portieri Caoimhin Kelleher.
Në minutën e 70-të, Liverpooli fitoi penallti, por edhe lojtari më i mirë i tyre, Mohamed Salah nuk ia arriti të shënojë, duke gjuajtur jashtë.
Liveprooli hipotekoi fitoren në minutën e 77-të, kur Coady Gakpo shënoi nga afër për 2-0.
Pjesa e mbetur e lojës nuk është se solli shumë emocione, me Liverpoolin që mori fitoren e pestë nga po aq ndeshje dhe me seri perfekte vazhdon në krye.
UP THE REDS ✊🔴 #UCL pic.twitter.com/xF9gcTmMFe
— Liverpool FC (@LFC) November 27, 2024
Real Madridi në anën tjetër, ka vetëm 6 pikë dhe mban vendin e 24-të në renditje, duke rrezikuar shumë për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/