Plot 5 gola i shënuan në “London Stadium”.
Liverpool po tregohet i “pamëshirshëm” në këtë edicion të Premier Ligës, pasi shkëputjen nga vendi i dytë, po e rrit vazhdimisht.
West Ham rezistoi vetëm gjysmë ore, para se Luis Diaz ta fillonte goleadën
Dhjetë minuta më vonë, Cody Gapko e dyfishoi epërsinë, kurse Muhamed Salah pak para se të mbyllej pjesa e parë, realizoi për 0-3.
Në pjesën e dytë pati kohë edhe për dy realizime të tjera nga “The Reds”.
Trent Alexander-Arnold shënoi gol në minutën e 54, kurse gjysmë ore më vonë, rezultatin përfundimtar e vendosi Diogo Jota.
Skuadra e udhëhequr nga Arne Slot, me 14 fitore, 3 barazime e vetëm një humbje, kryeson tabelën me 45 pikë, pasuar nga Nottingham Forest, që befasisht renditet i dyti me 37 pikë
Arsenal me 36 e Chelsea me 35, e kompletojnë Top-4-shen aktuale, ndërkaq West Ham gjendet në vendin e 13-të, me 23 pikë.