Pas dy ndeshjeve të djeshme, Paris Saint-Germain – Bayern Munich dhe Chelsea – Porto, sonte do të luhen dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ashtu si edhe Chelsea, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, ndeshjet e dyta çerekfinale sonte do të zhvillohen mes Liverpoolit dhe Real Madridit, si dhe mes Dortmundit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja e parë në “Alfredo di Stefano” i takoi Real Madridit me rezultat 3:1, derisa “Los Blancos” janë me një “këmbë” në gjysmëfinale.
Si gjatë gjithë edicionit, edhe sonte, Liverpooli përballet me mungesa të mëdha, por “Të Kuqtë” e duan kalimin në gjysmëfinale.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane
Real Madrid: Courtois; Odriozola, Nacho, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.
Nga ana tjetër, Manchester City e fitoi ndeshjen e parë në “Etihad Stadium” me rezultat 2:1, andaj sonte në “Signal Iduna Park” ka punë të vështirë.
Formacionet e mundshme:
Dortmund: Hitz; Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro; Bellingham, Can, Dahoud; Reyna, Haaland, Reus
Man City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri; Mahrez, de Bruyne, Gundogan, Foden; Sterling.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00./FrontOnline/