Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka pranuar detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim nga kolegu i tij partiak dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Dallibor Jevtiq.
“Në kushte shumë të vështira, me të pamundura, vëllai ynë dhe një nga anëtarët më të vlefshëm të Listës Serbe, Dalibor Jevtic, arriti rezultate të jashtëzakonshme dhe punoi me zell në interes të popullit serb, për të cilën unë sinqerisht e falënderoj atë,” tha Rakiq, raporton portal Kosovo Online.
Gjatë ceremonisë së pranimit të detyrës, Rakiq tha se “gjëja më e rëndësishme ishte që ky departament, i cili sipas tij “është një nga më të rëndësishmit për popullin serb, të mbetet në duart e Listës Serbe në mënyrë që të vazhdojë punën për kthimin e personave të zhvendosur”.
“Dalibor Jevtiq së shpejti do të marrë një funksion të rëndësishëm dhe unë jam i bindur që ai do të vazhdojë të luftojë me sukses për secilin nga njerëzit tanë në këtë zonë për detyrat e reja që Dalibor do të ketë”, shtoi ai,