×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe i del në krah Vuçiqit pas deklaratës nxitëse

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Lista Serbe, e cila është pjesëe e qeverisë dhe koalicionit qeverisës në Kosovë i ka dalë në krah deklaratës nxitëse të Vuçiqit për rindezjen e një konflikti të mundshëm.

    Në një deklaratë të lëshuar për media, Lista Serbe madje ka thënë se Vuçiq po sulmohet në formë histerike nga zyrtarët kosovarë.

    Madje Lista Serbe shkon edhe më larg duke thënë se kjo është shenjë që Kosova udhëhiqet nga “poliotikanë të papjekur”.

    “Mos sinqeriteti i zyrtarëve të Prishtinës kur bëhet fjalë për dialog, ruajtjen e paqes dhe vendosjen e vlerave evropiane në Kosovë, më së miri janë përfaqësues me sulmet e sotme histerike ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq. Deklaratat dhe kërcënimet skizofrenike drejtuar presidentit Vuçiq, i cili bën thirrje për paqe dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian, tregojnë se sa populli shqiptar në Kosovë ka mbetur në duart e politikanëve të pa pjekur në shekullin 21 kur edhe po jetojmë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga LS.

    Sipas tyre, qëllimi i deklaratës së Vuçiq ishte ritheksimi i nevojës për paqe e progres ekonomik.

    “Lista Serbe ndan pikëpamjen e presidentit Vuçiq se të gjithë në Ballkan kanë nevojë për paqe, progres ekonomik, por edhe një ndryshim në retorikën e politikanëve që jetojnë të bllokuar në të kaluarën, duke rrezikuar kështu të ardhmen e qytetarëve dhe duke mashtruar qytetarët e tyre në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Por kështu nuk duket të jetë në realitet. Deklarata e djeshme e Vuçiqit shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë, pasi që në të Vuçiq paralajmëronte për mundësinë e rindezjes së konfliktit nëse nuk ka zgjidhje përmes dialogut.

    Vuçiq nuk hezitoi që për këtë çështje madje të tërheq paralele edhe me konfliktin Armeni-Azerbajxhan.

    Në Kosova ka pasur ndërkaq reagime të ashpra nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kryeministri Hoti, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.