×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe fiton rastin në PZAP, urdhërohet KQZ-ja t’i certifikojë kandidatët e saj

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Në vendimin e siguruar nga Demokracia , PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    APROVOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

    II. ANULOHET Njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), i datës 23.12.2024, URDHËROHET Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ta certifikon subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për Zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 09 shkurt 2025″ – thuhet në vendim.

    Ndërkohë, në vendim, PZAP ka treguar edhe arsyetimin për marrjen e këtij vendimi, ku thuhet:

    “Me datë 24.12.2024 PZAP-i ka pranuar ankesën e parashtruar nga subjektit politik Lista Srpska me seli në Mitrovicë të Veriut, me të cilën theksohet se subjekti politik Lista Srpska brenda afatit të paraparë me ligj ka dorëzuar aplikacionin përmes platformës online, përmes llogarisë së saj të përdoruesit në Zyrën për Regjistrim, Konfirmim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) për konfirmimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Në ankesë është theksuar se më datë 22.12.2024, Zyra për Regjistrimin, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një rekomandim në të cilin thuhet se subjekti politik Lista Srpska ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në pikën një (1) të rekomandimit, theksohet se në përputhje me rregullën zgjedhore numër 04/2004 për konfirmimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjekti politik Lista Srpska ka përmbushur detyrimet e parapara me ligj duke dorëzuar dokumentacionin në vijim “1.1. deklaratë politike” dhe “1.2. listë i kandidatëve me 48 kandidatë me formularë dhe aplikime për secilin prej kandidatëve” duke theksuar se lista përmban tridhjetë e dy (32) kandidatë meshkuj ose (67)% dhe gjashtëmbëdhjetë (16) kandidate femra ose (33)%…”

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.