×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lista e PS për 11 majin, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin! 4 muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.

    Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.

    A2 CNN ka mësuar se 14 nga 17 anëtarët e tij janë “punësuar” në zonat e caktuara elektorale. Madje 6 prej tyre kanë marrë përgjegjësi të mëdha, drejtimin politik të 5 qarqeve dhe zonën më të madhe elektorale, atë të diasporës.

    Në Tiranë përqendrimi qeveritar është më i lartë pasi nën udhëheqejen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut do të shërbejnë edhe 4 kolegë të saj. Drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Shëndetësisë, Ekonomisë, dhe Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen kanë nisur punën në njësinë 8, 11, 6 dhe 5, transmeton A2 CNN.

    Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit, ka marrë me vete, duke e vendosur në Lushnje, ministrin e Financave, Petrit Malaj. Pirro Vëngu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë.

    Image
    Dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Manzniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit.

    Ministri i Drejtësisë do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

    Image
    Taulant Balla i marrëdhënieve me Parlamentin do të menaxhojë zonën më të re dhe më të madhe elektorale, atë të shqiptarëve jashtë vendit. Por në ndryshim nga 12 qarqet, Diaspora nuk do të ketë listë fizike kandidatësh, shkruan A2 CNN. Nga forumet e larta drejtuese kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar që Balla është deputet i sigurt. Por mbetet dilemë nëse Balla pas largimit nga Fieri, do të jetë në listën e Elbasanit apo jo.

    Tre ministra kanë mbetur pa territor, Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka patur “oferta” politike në Tiranë, por gjithashtu nuk përjashtohet vendlindja e tij, Gjirokastra.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Lousiana ka deklaruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve në Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i vdekjes në...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”. Me një...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Kongresi ka certifikuar zyrtarisht fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor shkoi pa...
    Të tjera
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...
    Vip06 Janar 2025
    Me tensione dhe provokime është shënuar debati në mes Xuxit, Drilonit dhe Gjestit. Nuk mungoi fjaloi i rëndë i përdorur nga ata,...
    Lajme06 Janar 2025
    Një vjedhje ka ndodhur sot pasdite në një argjendari në Prizren, ku një kliente dyshohet se ka vjedhur një zinxhir ari në...
    Sport06 Janar 2025
    Milani arriti të shënojë fitore të madhe ndaj Interit me një rikthim të jashtëzakonshëm me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së...
    Vip06 Janar 2025
    Sfida e kapitenit dha emocione të mëdha te banorët. Ata dhanë gjithçka nga vetja për të marrë epitetin e kapitenit. Megjithëse më...
    Vip06 Janar 2025
    Leo si kapiten i javës përfitoi një avantazh të madh. Ai është përballë një sfide të rëndësishme. “Vëllai i Madh” i dha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.