×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuari për vras*jen e Agonis Tetajt

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Gogajt, Besnik Berisha, i cili tha se klienti i tij është liruar dje.

    “Është liruar. Lirimi ka ndodhur dje. Është liruar me vendim të Gjykatës Supreme”, tha Berisha për Klankosova.tv.

    Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

    Më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi Gogajn me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia.

    Në vendimin e Apelit, i cili është marrë më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike.

    Agonis Tetaj ishte vrarë në shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Albin Kurti, do të pres në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi nis...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Tetori po shërben për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, i cili prek miliona gra në mbarë botën, e në raste...
    Lajme25 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare...
    Sport25 Tetor 2024
    Inter-Juventus është kryesfida e kësaj jave në Serie A, me derbin e Italisë që pritet të dhurojë spektakël, teksa të dyja skuadrat,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Çekisë, në shënim të Ditës Kombëtare të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin...
    Lajme25 Tetor 2024
    Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s. Kjo pasi në këtë qytet është hapur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.