×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga arresti shtëpiak Enver Sekiraqa

    FrontOnline
    10 Shkurt 2024

    Enver Sekiraqa, i cili ishte i akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, është liruar.

    Vendimi për lirimin e tij nga masa e arrestit shtëpiak është marrë ditën e premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar avokatja e ti, Kosovare Kelmendi.

    Avokatja Kelmendi tha se Sekiraqa ka qenë në arrest shtëpiak, dhe se tashmë kjo masë i është hequr.

    “I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak që dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe të zëvendësohet me atë të paraqitjes në polici një herë në javë”, tha ajo, për Telegrafin.

    Ndryshe, Enver Sekiraqa para disa muajsh kishte thënë se ai nuk ka pasur asnjë arsye, motiv apo shkas për të pasur çfarëdo lloj problemi me të ndjerin Riza apo për të nxitur vrasjen e tij.

    “Unë s’kam pas asnjë arsye, as motiv, as shkas, për as senin ma t’vogël, me pas problem çfarëdolloji me të ndjerin Triumf Riza aq më larg, larg qoftë me mendu apo nxit apo organizu vrasjen e një polici të Kosovës”, kishte pohuar  Sekiraqa.

    Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

    Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

    Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

    Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

    Çështja e Enver Sekiraqës ishte rikthyer disa herë në gjykatë. 

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.