Mbrojtësi kosovar, Lirim Kastrati ka shkëlqyer sonte në finalen e Kupës së Hungarisë mes MOL Fehervar dhe Ujpestit që mbaroi me rezultat 0:1 në të mirë të mysafirëve.
Kastrati shënoi super gol në minutën e 110-të për të ia fituar Kupën e Hungarisë Ujpestit.
Ai bëri një goditje të fuqishme jashtë zonës që përfundoi brenda kornizës së Fehrvarit.
Ujpest e përfundoi sezonin në mes të tabelës dhe fitimi i Kupës së Hungarisë është një sukses i jashtëzakonshëm.